Ish konkurrentja tregon gjendjen e saj emocionale gjatë pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”

Njëra nga personazhet më të përfolura të “Për’puthen” ishte edhe Ledjana Prenga.

Lidhja e saj me Mevlanin, bëri që ajo të komentohet shumë nëpër media.

Por, siç duket gjatë qëndrimit në “Për’puthen”, Ledjana, ka kaluar nëpër faza të ndryshme emocionale dhe jo të mira.

Ajo u ka japur mundësinë ndjekësve të saj, të parashtrojnë pyetjeve, e njëra nga vajzat u shpreh se e kanë ftuar në “Për’puthen’, por se ajo ka frikë.

E Ledjana i ka kthyer përgjigje ku ka sqaruar gjendjen e saj gjatë asaj kohe.

“Max do qash si unë, do marrësh ca pauza, sdo të zërë gjumi disa netë rresht nga komentet, por të gjitha këto do të bëjnë më të fortë dhe kjo do të shërbejë gjithmonë në vazhdim“ ka shkruar ajo.