Vëllai i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, zbuloi se kishte kryer një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Meka, në vazhdën e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
I riu 24-vjeçar, i cili ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, publikoi disa fotografi në Instagram të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudite.
“Umrah me vëllezërit e mi të vërtetë! Nën dëshirën e Zotit. Mirënjohës përjetësisht për këto momente. Tani në shtëpi” – shkroi ai në një postim, shkuan DailyMail.
Babai i tij, Mohamed Hadid, 75 vjeç – i cili është një mysliman palestinez – komentoi me krenari në postimin e djalit të tij, duke shkruar: “Djali im me shoqëruesit e tij të besimit”.
Ndërkohë, nëna e Anwarit, ish ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, modelja holandeze Yolanda Hadid, 60 vjeçe – e cila u divorcua nga zhvilluesi i patundshmërisë në vitin 2000 – la një emoji zemre të zezë si koment.
Nata e 27-të e Ramazanit – e quajtur Laylat Al Qadr, ose Nata e Fuqisë në anglisht – besohet të jetë mbrëmja më e shenjtë në kalendarin Islam.
Ajo shënon momentin që myslimanët besojnë se Kurani u dërgua në tokë nga qielli, dhe kur u zbuluan për herë të parë versetet e librit të shenjtë të botës nga profeti Muhamed.
Për të shënuar këtë rast që bie brenda dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, besimtarë nga e gjithë bota mblidhen në vendin më të shenjtë të botës Islamike – Meka – për të lutur dhe për të reflektuar.