Ish gazetari nga Shkupi e pagëzon vajzën me emrin bora, u motivua nga bora e prillit

Gazetari Mensur Krasniqi nga Shkupi i është gëzuar tej mase lindjes së vajzës së tij. E meqë dje Shkupi ishte zbardhur nga bora, edhe Mensuri ka vendosur që vajzën e vetë ta pagëzojë me këtë emër.

“Bora ia vendosi emrin Borës, e gëzofsh emrin bija ime Bora”, ka shkruar dje gazetari Krasniqi, duke shpërnda lajmin e gëzueshëm për të dhe familjen e tij.