Ish dhëndri kumanovar e rrahë, e bën për spital

Dy ditë më parë, kumanovari 69-vjecar ka përfunduar në Spital në Shkupit, pasiqë paraprakisht, fizikisht e ka sulmuar ish-dhëndri i tij, cili me këtë rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rastin e këtillë e kanë konfirmuar edhe autoritetet policore kumanovare, për të cilin thonë se ka ndodhur më 18 janar të këtij viti rreth orës 21:30.
“Policët e Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë e kanë arrestuar qytetarin me iniciale M.Gj. (42) nga Kumanova, pasiqë paraprakisht ka patur denoncim për rast dhune, respektivisht personi në fjalë në rrugën “Trst” Kumanovë” e ka sulmuar fizikisht 69-vjeçarin, gjegjësisht babain e ish-gruas së tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Policisë së Kumanovës.
Pasojat nga rrahja i ka konstatuar edhe klinika “Nënë Tereza” Shkup.
Sipas Policisë së Kumanovës, pas kompletimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të pasojë procedurë konform dispozitave ligjore.