Ish banori i BBV, Granit Cana poston foto teksa falë xhumanë

Futbollisti Granit Cana ishte një nga banorët më të komentuar në Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

Sidomos për shkak të raportit të tij me Fifin ai u bë ndër më të përmendurit në mediat rozë.

Mirëpo, pas eliminimit nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip, Graniti i është kthyer përditshmërisë të cilën shpesh e tregon edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka postuar një storie në profilin e tij në instagram ku ka treguar se ka falë sot xhumanë.

Ndryshe, kujtojmë se Graniti e falte namazin edhe në shtëpinë e Big Brother bashkë me Sabianin e banorët tjerë.