Isen Shabani tregon nëse do të bashkohet ASH-ja

Isen Shabani që së fundmi iu bashkua ASH-së së Taravarit, i pyetur nëse do t’i bashkojë të dy Aleancat, tha se e kanë nisur këtë mision dhe kjo do të ndodhë shumë shpejtë. Shabani nuk dha një afat të caktuar në lidhje me bashkimin.

A do t’i bashkosh të dy Aleancat ose jo?

E kemi nisur këtë mision.

Kur do të mbarojë?

Shumë shpejtë.

Këtë deklaratë, Shabani e dha pak para fillimit të mbledhjes së Aleancës për Shqiptarët ku pritet të merret vendimi zyrtar për daljen e ASH-së nga qeveria.