Isa Mustafa e rrëzoi qeverinë Kurti, e tash frikohet nga zgjedhjet e reja?!

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thacin, raporton Gazeta Express.

Mustafa tha se me presidentin kanë diskutuar për veprimet që do të merren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë, derisa ka shtuar se presidenti i ka informuar për opsionet kushtetuese.

“Diskutuam për daljen nga kjo situatë, u informuan nga presidenti për opsionet kushtetuese, si LDK vlerësojmë se nuk është koha që të shkohet në zgjedhje për shkak të situatës me koronavirus, dhe poashtu jemi të bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sillnin në një situatë tjetër jashtë asaj që sot jemi duke marrë pjesë vullnetin politik të subjekteve që hyjnë dhe dalin në zgjedhje dhe mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë, që ka të drejtë Kushtetutën ta ndryshojë. Jemi për atë që të bëhet një qeveri e re, që e ka parapa edhe Aktgjykimi i vitit 2014-të, kjo qeveri do të zotohej me të gjitha kapacitetet në luftën kundër virusit korona, të punojë në zhvillimin ekomomik sepse do të ballafaqohemi me një situatë shumë të rëndë ashtu si po paralajmërohet, ne jemi një vend i pazhvilluar dhe duhet të kem një kujdes të veçantë, po ashtu me nevojën e dialogut me Serbinë, për çfarë duhet të jemi të përgatitur dhe po ashtu duhet të kemi një shumicë në Kuvend”, tha Mustafa.

Shefi i LDK’së, tha se nuk kanë diskutuar për një emër që mund të propozohet për kryeministër.

“Sot s’kemi diskutuar për emër po për vullnetin politik, besoj që presidenti do t’i ndjek të gjitha procedurat sepse ne si asnjë rast nuk do të hyjmë në një proces që nuk besojmë se është Kushtetues”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK’së u pyet nga mediat edhe për kohën kur Albin Kurti, tash kryeministër në detyrë e kishte quajtur super kriminel.

“Me nis me ja kthy z.Kurti krejt çka ka thanë për mu do ta ulesha krejt nivelin edhe timin edhe subjektit që ju takoj, ajo çka është dhënë më herët për asociacionin por vetëm që nuk është në harmoni me frymën kushtetuese. S’ka pas shkelje po ka pas devijim, tani kemi një aktgjykim që thotë se janë shkel nenet e kushtetutës. Nëse shkelen të drejtat dhe liritë e mediat është shkelje e rëndë, nuk po e cilësoja a është dikush kriminel apo më pak kriminel, po ne të gjithë kemi bë vërejtje në ditën kur është vënë vendimi. Qeveria duhet t’i kërkoj falje qytetarëve që ju ka sjellë kufizime dhe po ashtu të merr mend që edhe sa është qeveri në detyrë të mos merr vendime të tilla të pushtetit pa kufi që duan ta ushtrojnë në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.