Ironizon Fero: E dija, jam i pari që e kam vendos maskën

Virusi vdekjeprurës ka arritur në Kosovë, tashmë janë konfirmuar dy raste të të infektuarve.

Kjo gjë ka alarmuar edhe më shumë qytetarët, ndërsa Qeveria tashmë ka marrë masa të rrepta sigurie, për t’u mbrojtur nga ky virus.

Reperi Fero, përmes një postimi në Instagram, ka ironizuar duke thënë se e dinte që do vinte ky virus, andaj e ka vendosur i pari maskën.

“E KOM DIT , Jom i pari qe e kom mdu Masken 🤔”, ka shkruar ai, duke publikuar një imazh nga prapaskenat e klipit.