Ironia e pa kripë e Stresit, poston foto me narkotikë dhe thotë se është në karantinë

Shqipëria është prekur së fundi nga koronavirusi, madje për pak orë janë konfirmuar 10 raste.

Derisa institucionet japin këshilla se si të mbrohemi nga ky virus, e shumë të tjerë janë mobilizuar për t’i marrë masat e nevojshme mbrojtëse, Stresi vendosi të ironizojë me këtë situatë.

Reperi ka publikuar një fotografi të shkrepur kohë më parë, në të cilën shfaqet në dhomën përplot me lëndë narkotike.

“Ata thonë jam #kondravirus. Live nga karantina me sakte”, ka shkruar me ironi reperi. Postimi i tij mori komente të panumërta nga ana e ndjekësve të Stresit.