Irkenc Hyka publikon këngën e re

Irkenc Hyka pas kërkesave të shumta nga fansat e tij, ka publikuar këngën e re të cilën tani mund ta dëgjoni në Youtube.

Faktikisht kënga ende nuk është përfunduar, këngëtari e ka ndarë atë vetëm në versionin ‘audio’ dhe pas përfundimit të kësaj pandemie pritet të publikojë edhe klipin.

Menjëherë pas publikimit Irkenci ka pranuar komente përgëzuese për këtë demo jo vetëm nga fansat por edhe kolegët e tij.