Irkenc Hyka publikon këngën e re “Mezi pres”

Këngëtari i njohur, Irkenc Hyka, e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Mezi pres” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi apo siç njihet me emrin artistik Muma, dhe në anën tjetër muzikën e ka bërë vet këngëtari Hyka.

Irkenci njihet për projekte të suksesshme muzikore andaj edhe kjo këngë u prit mirë nga publiku.