IRI: Gazeta Lajm më e lexuara në Maqedoni

Anketa e Institutit amerikan për hulumtime të opinionit, IRI, e ka nxjerrë Gazetën Lajm si gazetë më të lexuar në Maqedoni. Shumica e të anketuarëve Gazetën Lajm e radhisin në vend të parë edhe prej gazetave shqiptare edhe atyre maqedonase, kurse në vend të dytë radhitet gazeta Koha. Në vend të tretë radhitet Slloboden Peçat, kurse në vend të katërt dhe të pestë, Veçer dhe Nova Makedonija.