Irani thotë se vala e fundit e sulmeve kundër Izraelit do të vazhdojë deri në agim

Vala e nëntë e sulmeve iraniane kundër Izraelit ka filluar dhe do të vazhdojë deri në agim, raportuan mediat iraniane të hënën, duke cituar një zëdhënës të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

Aktualisht është pothuajse mesnatë në Izrael.

Siç shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv, sulmet përfshijnë dronë dhe raketa, të cilat po shkojnë drejt qyteteve izraelite të Haifës dhe Tel Avivit, sipas Mehr News, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane lajmesh.