Irani thotë se nuk do të “rrijë duarkryq” nëse Trump zbaton kërcënimet

Përfaqësuesi i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, ka deklaruar se Teherani nuk do të “rrijë duarkryq” nëse Trumpi i zbaton kërcënimet për “krime lufte”

Saeid Iravani ka shtuar se kërcënimet e Trumpit paraditen e së martës se një “qytetërim i tërë do të vdesë” nëse Irani nuk bën një marrëveshje “përbëjnë nxitje për krime lufte dhe potencialisht gjenocid”.

Gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit mbi Ngushticën e Hormuzit, Iravani i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të kritikojë retorikën e Trumpit para se të jetë tepër vonë.

“Irani nuk do të rrijë duarkryq përballë krimeve të tilla të rënda të luftës. Ai do të ushtrojë, pa hezitim, të drejtën e tij të lindur të vetëmbrojtjes dhe do të marrë masa të menjëhershme dhe proporcionale reciproke”, ka deklaruar ai.

Këshilli i Sigurimit ka dështuar të votojë një draftrezolutë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, për shkak të vetos nga Rusia dhe Kina.