Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance nuk e ka përmendur Ngushticën e Hormuzit në konferencën e tij për shtyp pas orësh bisedimesh me Iranin në Pakistan këtë fundjavë.
Kjo rrugë ujore jetësore, ku zakonisht kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë, ishte një pikë ngërçi në bisedime.
Një pjesë e rëndësishme e armëpushimit të kushtëzuar në fuqi midis SHBA-së dhe Iranit ka qenë kalimi i sigurt i anijeve nëpër ngushticë.
Zëvendëskryetari i parlamentit iranian, Haji Babaei, ka thënë se ngushtica është një vijë e kuqe për Teheranin zyrtar, raporton Agjencia e Lajmeve Mehrs, e cila është e lidhur me Organizatën e Propagandës Islamike.
Ai thotë se ngushtica është plotësisht në duart e Iranit dhe “taksat e saj duhet të paguhen në rial” – monedha iraniane.
Që kur është mbyllur ngushtica nga Irani, çmimet e naftës në botë vazhdimisht janë rritur, duke shkuar herë herë në mbi 100 dollarë për fuçi.



