Irani ka refuzuar publikisht ofertën e SHBA-së për një armëpushim 48-orësh dhe ka vendosur pesë kushte për përfundimin e luftës. Sipas mediave shtetërore, Teherani kërkon ndalimin e vrasjeve të zyrtarëve iranianë, garanci se nuk do të ketë konflikt të ri, dëmshpërblime (reparacione), përfundimin e armiqësive dhe njohjen e sovranitetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.
Palë amerikane deri më tani nuk i pranon këto kushte, por negociatat zyrtare vazhdojnë. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se bisedimet janë “produktive”, por paralajmëroi se mund të pasojnë goditje të reja nëse Irani nuk pranon realitetin e momentit.
Qëndrimet e të dyja palëve mbeten larg njëra-tjetrës, veçanërisht për shkak të çështjeve të ndjeshme të dëmshpërblimeve dhe kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit, e cila është një pikë kyçe për sigurinë dhe energjinë në rajon.



