Irani pranon kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse në territorin e Pakistanit

epa08584104 A view of the damages after an explosion at the Beirut Port, Beirut, Lebanon, 04 August 2020. According to media reports citing official sources at least 40 people were killed and 2,500 injured in the explosion which also caused severe damage, while its cause is not yet known. EPA/IBRAHIM DIRANI/DAR AL MUSSAWIR Dostawca: PAP/EPA.

Irani ka pranuar se ka kryer një sulm me raketa dhe dronë në Pakistanin perëndimor të martën.

Zyrtarët në Islamabad thanë se dy fëmijë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin në Balochistan.

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se operacioni kishte në shënjestër grupin militant Jaish al-Adli, të cilin ai e përshkroi si një “grup terrorist iranian” në Pakistan.

Si rezultat, qeveria e Pakistanit tërhoqi ambasadorin e saj në Iran dhe e ka bllokuar kthimin e të dërguarit të Teheranit.

Sulmi në Balochistan vjen pasi Irani sulmoi objektiva në Irak dhe Siri në fillim të kësaj jave.

Islamabad tha se sulmi ishte “i paligjshëm” dhe paralajmëroi për “pasoja të rënda”.

Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, duke folur në Davos, këmbënguli se asnjë shtetas pakistanez nuk ishte shënjestruar, por vetëm anëtarë të Jaish al-Adl.

“Ne synuam vetëm terroristët iranianë në tokën e Pakistanit”, tha Amir-Abdollahian.

Ai shtoi se kishte folur me homologun e tij pakistanez dhe “e siguroi atë se ne e respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Pakistanit dhe Irakut”.

Sulmi i fundit ajror vjen në një kohë të tensioneve në rritje në të gjithë Lindjen e Mesme, me luftën e ndezur midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.