Irani nis raketat ndaj Izraelit

Irani nisi një breshëri raketash kundër Izraelit, duke goditur zonat qendrore, veriore dhe jugore të vendit.

Përgjigja izraelite përfshiu “dhjetëra” objektiva ushtarake dhe selinë e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

Sipas mediave iraniane, goditjet shënuan edhe një spital në zonën e Rrugës Gandhi dhe një stacion policie në Shahr-e Rey, pranë Teheranit. Sipas CNN dyshohet se sulmet lanë pas disa të vrarë.

Izraeli nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi raportet për goditjen e spitalit dhe stacionit të policisë.

Top Channel