Irani njoftoi se kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është “rikthyer në gjendjen e mëparshme” për shkak të debatit të vazhdueshëm me SHBA-në mbi bllokadën detare të porteve iraniane.
Në një deklaratë të transmetuar nga mediat iraniane, komanda operative e ushtrisë iraniane, Khatam Al-Anbiya, e përshkroi bllokadën e vazhdueshme të SHBA-së si “pirateri”, duke thënë: “Për këtë arsye, kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është rikthyer në gjendjen e mëparshme dhe kjo rrugë ujore strategjike është nën menaxhimin dhe kontrollin e rreptë të forcave të armatosura”.
“Derisa SHBA-ja të rivendos lirinë e plotë të lundrimit për anijet nga Irani në një destinacion dhe nga një destinacion përsëri në Iran, situata në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet e kontrolluar rreptësisht dhe në gjendjen e saj të mëparshme”.



