Autoritetet turke bënë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka përshkuar hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, përpara se të drejtohej në kahun e Turqisë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, situata është ndjekur me vëmendje, ndërsa theksohet se strukturat e sigurisë janë të gatshme të veprojnë në çdo moment për mbrojtjen e territorit.
Në deklaratën zyrtare nënvizohet se Turqia mbetet e angazhuar për stabilitetin rajonal, por nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon sigurinë e saj kombëtare. “Do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve tanë”, thuhet në reagim, ku theksohet gjithashtu e drejta për t’iu përgjigjur çdo akti armiqësor.
Edhe Drejtori i Komunikimit konfirmoi se institucionet shtetërore janë të vendosura të mbrojnë hapësirën tokësore dhe ajrore të Turqisë, duke theksuar se çdo veprim do të jetë i menjëhershëm dhe proporcional ndaj zhvillimeve.



