Irani: Janë arrestuar 30 persona për spiunazh, edhe shtetas të huaj

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi të martën arrestimin e 30 personave të akuzuar për spiunazh, mes tyre edhe një shtetas të huaj, në ditën e 11-të të luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të publikuar nga portali i lajmeve Mizan Online i gjyqësorit, i huaji kombësia e të cilit nuk u bë e ditur u arrestua në verilindje të Iranit, pasi dyshohet se “po spiunonte në emër të dy vendeve të Gjirit Persik”.

Ministria bëri të ditur se individi akuzohet për “transmetim te armiku informacioni në lidhje me vendndodhjen dhe lëvizjet e forcave të policisë dhe ushtrisë”, si edhe për informacione mbi instalimet ushtarake.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kur është kryer arrestimi i personave.