Irani i kundërpërgjigjet Trumpit: Kërcënimet për shkatërrim brenda natës janë “iluzionuese” dhe “arrogante”

Forcat e armatosura të Iranit i’u përgjigjën deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump, duke i cilësuar ato si “retorikë arrogante” dhe “kërcënime të pabaza”, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të përshkallëzohen.

Sipas zëdhënësit iranian, kërcënimet e Donald Trump janë “iluzionare” dhe nuk mund të kompensojnë atë që Teherani e përshkruan si “turp dhe poshtërim” të Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Deklaratat vijnë pasi Trump paralajmëroi se SHBA mund të godasë infrastrukturën kritike iraniane brenda pak orësh, nëse Teherani nuk hap plotësisht Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Sipas presidentit amerikan, Irani duhet të veprojë brenda një afati të caktuar, përndryshe do të përballet me sulme ushtarake ndaj objekteve energjetike dhe strategjike.

Përplasja e fortë verbale mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran rrit shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak, me pasoja të gjera për stabilitetin e rajonit dhe tregjet globale të energjisë./tch.