Irani ka hedhur poshtë një armëpushim të përkohshëm në luftën SHBA-Izrael, duke thënë se kjo do t’u lejonte kundërshtarëve të ndalonin dhe të përgatiteshin për vazhdimin e konfliktit.
“Ne po bëjmë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe për të parandaluar përsëritjen e saj”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, nga agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit IRNA.
Reuters ka raportuar të hënën se Irani dhe SHBA-ja kanë marrë një propozim për t’i dhënë fund armiqësive që mund të hyjnë në fuqi të hënën. Axios ka raportuar gjithashtu se SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë po diskutonin një armëpushim të mundshëm 45-ditor si pjesë e një marrëveshjeje dyfazore që do të çonte në një përfundim të përhershëm të luftës.
Baghaei nuk i është referuar konkretisht raporteve.
Ai ka shtuar se Irani ka formuluar një përgjigje ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës dhe do ta shpallë atë “kur të jetë e nevojshme”, duke iu referuar listës prej 15 pikash të kërkesave që Uashingtoni ia përcolli Teheranit përmes Pakistanit.
Propozimi ka thënë ai, ishte “jashtëzakonisht i tepruar, i pazakontë dhe jologjik”, duke shtuar se Irani ka një “përvojë shumë të hidhur të negociatave me SHBA-në”.
Çdo bisedë diplomatike është “absolutisht e papajtueshme me ultimatumet dhe kërcënimet për të kryer krime lufte”, ka shtuar ai, duke iu referuar kërcënimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bombarduar infrastrukturën kyç iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.
E zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit, Ebrahim Zolfaghari, ka thënë të hënën se nëse sulmet ndaj objektivave civile përsëriten, hakmarrja e Iranit do të jetë në një shkallë shumë më të gjerë dhe humbjet “disa herë më të mëdha”, ka raportuar agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.



