Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar një anije në Ngushticën e Hormuzit që, sipas tyre, është e lidhur me Izraelin, duke shkaktuar zjarr mbi anijen.
Komanda e Marinës së Gardës Revolucionare raportoi përmes platformës X, duke shkruar: “Anija MSC Ishyka, e cila është e lidhur me regjimin sionist, ishte objektivi i sulmit me dron dhe u përfshi nga flakët”.
Sipas burimeve në internet, MSC Ishyka është një anije kontejnerësh me flamur liberian. Nuk ka informacione të detajuara mbi dëmet materiale apo dëmet për ekuipazhin.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, ka qenë shpesh pikë tensioni mes Iranit dhe vendeve perëndimore.
Top Channel



