Irani dënon me vdekje agjentin e CIA-s

Gjykata e lartë e Iranit konfirmoi dënimin me vdekje të një spiuni të CIA-s.

Sipas BBC, Amir Rahimpour përfitoi shuma të majme parash ShBA në shkëmbim të informacioneve mbi programin bërthamor të Iranit.

Një zëdhënës i gjykatës gjithashtu deklaroi se 2 agjentë të tjerë amerikanë u dënuan me nga 10 vite burg për shpërndarjen e informacioneve shtetërore.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka patur asnjë reagim nga qeveria e ShBA ose e CIA.

Por disa muaj më parë, sekretari i shtetit Mike Pompeo reagoi ndaj deklaratës së Iranit. Këta të fundit pretendonin se kishin arrestuar 17 spiunë amerikanë të cilët mblidhnin informacione nga projekti bërthamor.

“Është e natyrshme që Ayatollah të gënjejë botën” – deklaroi Pompeo në korrik të 2019.

Por kjo nuk është rasti i parë që Irani të dënojë me vdekje persona të dyshuar për spiunazh.

Muajin e kaluar, u ekzekutua një anëtar i ministrisë së mbrojtjes në Iran, Jalal Hajizavar pasi ky i fundit deklaroi se ishte paguar nga CIA për t’i kalar informacione shtetërore.

Gjithashtu në vitin 2016 u ekzekutua një shkencëtar bërthamor pasi ai u jepte informacione ShBA-së.

Shahram Amiri, u rikthye nga ShBA në vitin 2009 në Iran duke pretenduar se atje po mbahej peng.