Irani bën presion për t’i dhënë fund luftës brenda 30 ditësh

Propozimi i fundit i Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që çështjet midis dy vendeve të zgjidhen brenda 30 ditëve dhe synon t’i japë fund luftës në vend që të zgjasë armëpushimin, sipas mediave të lidhura me shtetin e Iranit.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se po shqyrtonte një propozim të ri iranian për t’i dhënë fund luftës, por gjithashtu shprehu dyshime se kjo do të çonte në një marrëveshje, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Propozimi me 14 pika i Iranit kërkon përfundimin e luftës, në vend që thjesht të zgjasë armëpushimin.

Propozimi, një kundërshtim ndaj planit me nëntë pika të ShBA-së, gjithashtu kërkon që ShBA të heq sanksionet ndaj Iranit, t’i japin fund bllokadës detare, të tërheqin forcat nga rajoni dhe të ndërpresin të gjitha armiqësitë, përfshirë operacionet e Izraelit në Liban, sipas agjencisë gjysmëzyrtare Nour News, e cila ka lidhje të ngushta me organizatat e sigurisë së vendit.