Irani akuzon Izraelin për vrasjen e komandantit të lartë – paralajmëron hakmarrje

Irani dhe disa nga përfaqësuesit e tij të armatosur të hënën u zotuan të hakmerren kundër Izraelit pas vrasjes së supozuar të një komandanti të lartë të Gardës së Revolucionit Islamik në Siri.

Sipas mediave të huaja, komandanti i IRGC-së, Seyyed Razi Mousavi u vra të hënën në një sulm ajror izraelit që synoi atë një periferi të Damaskut, njoftoi IRNA shtetërore iraniane, duke cituar një deklaratë nga marrëdhëniet publike të IRGC.

IDF nuk pranoi të komentojë mbi raportin kur u pyet nga CNN.

Dhe IRGC u zotua të hakmerret për vrasjen e tij, duke thënë se “regjimi izraelit padyshim do të paguajë çmimin për këtë krim”.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian gjithashtu paralajmëroi Izraelin për pasojat, duke thënë: “Tel Avivi duhet të presë një numërim të ashpër mbrapsht”.

Në një deklaratë të veçantë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani tha se Irani “rezervon të drejtën për të marrë masat e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur vrasjes së tij në kohën dhe vendin e duhur”.

Izraeli ka shënjestruar prej vitesh ato që i quan pozicione të lidhura me Iranin në Siri, ku IRGC, një krah elitar i ushtrisë iraniane, ka një prani të konsiderueshme.

Sipas IRNA, Mousavi po shërbente si këshilltar ushtarak në Siri.

Vrasja e tij e supozuar vjen në një kohë të tensioneve të rritura rajonale lidhur me luftën e vazhdueshme të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, e cila ka çuar në frikën e një konflikti më të gjerë.