Iraku kërkon nga SHBA-ja një plan të tërheqjes së forcave

Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo.

Kjo kërkesë, pason një vendim të parlamentit irakian, i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga Iraku.

Parlamenti e ndërmori këtë veprim, pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak të cilat strehonin trupat e SHBA-së.

Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane.

Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikan për të përgatitur planet, për një tërheqje të sigurtë të trupave amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan tërheqjen e forcave nga Iraku. /REL