Së paku shtatë protestues u plagosën të hënën në mëngjes gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në provincën Dhi-Qar të Irakut.
Një oficer i lartë nga Ministria e Brendshme për AA tha se policia përdori plumba pasi tensionet mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë u përshkallëzuan.
Përforcimet janë dërguar nga forcat e sigurisë në qytetin Al-Rifai dhe një orë policore u shpall në rajon për të sjellë situatën nën kontroll.
Iraku u përfshi nga protestat masive që nga tetori i kaluar për kushtet e këqija jetese dhe korrupsioni, duke detyruar kryeministrin Adil Abdul-Mahdi të jepte dorëheqjen.
Më shumë se 500 persona janë vrarë dhe 17.000 të tjerë u plagosën në protestat e deritanishme.