Inxhinierët e Maqedonisë: Çdo amvisëri ka të drejtë në korrigjim automatik të faktuarve për rrymë

Çdo amvisëri ka të drejtë në korrigjim automatik të faturave një herë në tre muaj – rikujtojnë nga shoqata Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë. Ata alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home me fatura të përgjithshme dhe hedhja e tërë diferencës në një muaj është në kundërshtim me Ligjin për energjetikë dhe shkakton fatura padrejtësisht të rritura për qytetarët, përcjell TV21.

Në qershor dhe korrik amvisëritë merrnin fatura më të ulëta në bazë të vlerësimit, ndërsa në gusht e tërë diferenca u hodh në një periudhë, me ç’rast konsumimi hyri në blloqe tarifore më të larta.

Inxhinierët tashmë ka dorëzuar ankesë deri te Komisioni Rregullator dhe institucionet kompetente dhe kërkojnë zbatim konsekuent të ligjit. Qytetarët ende mund të parashtrojnë ankesë deri te EVN dhe të kërkojnë faturë të korrigjuar.