Invalidi i UÇK-së nga Gostivari kërkon ndihmë: Fëmijët nuk mund t’i ngopi me bukë (VIDEO)

Ish ushtari i UÇK-së, Irfan Xhaferi nga Gostivari që kishte humbur krahun në vitin 2001 gjatë luftimeve në Tetovë, tani kërkon ndihmë për të vendosur një protezë e cila kushton 48 mijë euro, shkruan gazeta LAJM. “Deri tani kemi grumbulluar 27 mijë euro, më mungojnë edhe 21 mijë euro për të vendosur protezën në Gjermani. Kam pasur 4 operacione të pasuksesshme”, tha Irfan Xhaferi në rrëfimin e tij për gazetën LAJM. Për shkak të pamundësisë për të punuar, Xhaferi, thotë se jeton në gjendje të vështirë financiare dhe se nuk mund t’i ushqejë as fëmijët. Ai kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve dhe i bën thirrje humanistëve shqiptarë, Halil Kastrati dhe Elvis Naçi që t’i ndihmojnë për t’i mundësuar fëmijëve të tij një jetë normale. Në rrëfimin e tij për gazetën LAJM, që mund ta ndiqni në videon më poshtë, Irfan Xhaferi nga Gostivari tregon se përveç konfliktit në Maqedoni, ka marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës, atë të Preshevës, por edhe në Kroaci dhe BeH.

Invalidi i UÇK-së nga Gostivari kërkon ndihmë: Fëmijët nuk mund t’i ngopi me bukë (VIDEO)

Invalidi i UÇK-së nga Gostivari kërkon ndihmë: Fëmijët nuk mund t’i ngopi me bukë (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, June 29, 2020