Interi refuzon një ofertë prej 50 milionë euro për Skriniar

Interi e ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro për mbrojtësin Milan Skriniar.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “zikaltrit” ia kanë vendosur çmimin mbrojtësit. Kushdo që dëshiron që ta ketë në skuadër kroatin, duhet të paguajë hiç më pak se 80 milionë euro.

Parisienët tentuan që këtë marrëveshje ta konvertojnë në 50 milionë plus një lojtar, por kjo nuk u pëlqeu drejtuesve të ish-kampionëve italianë.

Skriniar pati paraqitje të mira me Interin sezonet e fundit, për çka tërhoqi jo pak vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.