Interi në zi, ndërron jetë legjenda e tyre

Legjenda e Interit, Luisito Suarez, fituesi i tre titujve të Serie A dhe dy Kupave Evropiane, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

‘Nerazzurrët’ njoftuan vdekjen e ish-mesfushorit të tyre të dielën në mëngjes, përcjellë lajmi.net.

“Lojtari perfekt që me talentin e tij frymëzoi brezat. Ciao, Luisito”, shkroi Interi në Twitter.

Sipas Repubblica, 88-vjeçari ishte i sëmurë prej disa muajsh dhe vdiq ‘i qetë’ i rrethuar nga të dashurit e tij.

Suarez ka lindur në La Coruna të Spanjës në 1935 dhe iu bashkua Interit nga Barcelona në 1961 për një tarifë rekord prej 311 miliardë lira italiane pasi fitoi Topin e Artë në 1960.

Ai luajti nën trajnerin legjendar të Interit, Helenio Herrera dhe ishte një nga mesfushorët më të mirë në historinë e ‘Nerazzurrëve’.

Gjatë kohës së tij në klub, ai fitoi tre tituj të Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Ai gjithashtu u bë kampion evropian me Spanjën në 1964.

Pas nëntë sezonesh me Nerazzurrët, ai kaloi tre vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar në Sampdoria.

Blucerchiati gjithashtu ka nderuar Suarez në Twitter, duke shkruar ‘Ciao Luisito’./Lajmi.net/