Interi në garë për Leandro Paredes

Inter është futur në garë me Arsenal, për mesfushorin e Paris Saint Germain, Leandro Paredes.

Paredes ka kontratë me PSG deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Spekulohet se argjentinasi është i pakënaqur me minutazhën e tij te gjiganti francez, andaj kjo është arsyeja pse mund të largohet.

Siç raportohet nga “GazzettadelloSport”, Inter i është bashkuar Arsenalit në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit, Leandro Paredes.

Arsenal ka shprehur interesim serioz për argjentinasin, pasi që dëshiron me çdo kusht ta përforcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Leandro Paredes ka arritur të bëjë 113 paraqitje në të gjitha garat për parisienët, duke shënuar tre gola dhe dhuruar nëntë asistime.