Interi me mesazh prekës për Eriksenin

Klubi i Interit ka shkruar një letër të hapur mesfushorit Christian Erikesen.

Eriksen pësoi një sulm në zëmër të shtunën e kaluar në ndeshjen me Finlandën, ku pas intervenimit fantastik të stafit mjekësor arriti të mbijetojë, shkruan lajmi.net.

Tani, klubi i Interit i ka shkruar letër të hapur danezit.

Letra e Interit:

Ditët e fundit nuk ishin normale, ato që kemi numëruar që nga e shtuna e kaluar, nga ai moment, ditët janë dukur të gjata dhe pa kuptim. Për fat, nga makthet, edhe nga më të këqijat, aty zgohesh.

Në qetësinë e këtyre ditëve, të gjitha mendimet, lutjet dhe frymëmarrjet tona, edhe ato të lehtësimit për fotografitë që erdhën pas një pauze të gjatë të asaj dite që nuk dinim asgjë, nga Righospitalitet në Kopenhagë.

Të martën në mëngjes, momenti më i bukur, një foto, një buzëqeshje, një gisht i ngritur lartë. Një masazh lehtësues,  “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për mesazhet tuaja nga e gjithë bota. Kanë shumë domethënje për mua dhe për familjen time. Jam mirë”

Pas letrës Inter kujton edhe veprimet e lojtarëve si, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi të cilët i dedikuan golat e tyre danezit.