Interi fiton derbin dramatik ndaj Napolit

Interi ka fituar me shumë spektakël ndaj Napolit me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Pas vetëm 17-të minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Pitor Zielinski, me Lorenzo Insignen që ishte asistuesi.

Por, Nerazzurët fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Hakan Calhanogul (25’), për rezultatin 1-1.

 

Interi më pas arriti që të përmbys rezultatin me anë të Ivan Perisic në minutën e 44-të, gjersa Calhanoglu ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, Interi ishte edhe më kërkues, duke realizuar edhe golin e tretë.

 

Ishte minuta e 61-të kur Lautaro Martinez realizoi për 3-1 me asistimin e Joaquin Correas.

Por, Napoli nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi rezultatin në një gol me anë të Dries Mertens (78’), me Kalidou Koulibalyn që asistoi.

 

Interi arriti që të mbante rezultatin deri në fund, duke fituar kështu përballjen tejet të vështirë në Giuseppe Meazza.

Pas javës së 13-të, Napoli vazhdon të jetë lider me 32 pikë, derisa Interi ka katër pikë më pak.