Interi dhe Milani “vihen pas” Darwin Nunez

Dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Benficas, Darwin Nunez.

22-vjeçari Nunez është duke shkëlqyer këtë sezon me ekipin portugez, ku ka shënuar 26 gola në 33 paraqitje zyrtare.

Në bazë të asaj që raporton A Bola, Benfica kërkon të arkëtojë hiç më pak se 60 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Për Milanin është e rëndësishme që të freskohet vija e sulmit, pasi dy qendërsulmuesit, përkundër formës së mirë, tash e sa kohë i kanë shkelur të 30-at, ndërsa Interi kërkon një zëvendësues të Lautaro Martinezit pasi ky i fundit mund të largohet.

Pos tyre, interes për Darwin Nunez kanë shprehur edhe skuadra të tjera, si: Arsenal, Tottenham dhe West Ham.