Interesim i ulët për fletore dhe çanta, libraritë në pritje të rikthimit të nxënësve në shkolla

Rikthimin e nxënësve në shkolla po e presin edhe libraritë. Edhe pse 10 ditë na ndajnë nga fillimviti shkollor, në dy librari të qendrës së Shkupit nuk shihet lëvizje e prindërve dhe fëmijëve për të blerë pajisje shkollore.

Në këtë librari thonë se edhe kur blihen pajisjet shkollore, ato merren për të pasur aktivitete në shtëpi.

“Në krahasim me vitet e kaluara ka një dalje më të dobët, ka pak lëvizje te njerëzit të cilët furnizohen me pajisje shkollore. Ka kërkesa për fletore për ngjyrosje, libra në gjuhën angleze dhe maqedonase. Këto i blejnë më shumë për aktivitete në shtëpi”, tha shitësja në librari.

Më e gjallëruar është në këtë librari.

“Po përgatiten prindërit dhe fëmijët për vitin shkollor, pavarësisht se a do fillojë me të parin apo me të 15-tin, apo do të jetë mësin online. Të gjithë fëmijët i gëzohen ditës së parë, pavarësisht asaj se shoqërohen, mësojnë dhe socializohen. Blejnë çanta, lapsa. Tërë kjo për ata është tërheqëse dhe interesante”, u shpreh shitësja në librari.

Thotë se janë të përgatitur si librari, pavarësisht asaj se ku do të fillojë viti shkollor. Tregon se si bija e saj dhe ata që vijnë për të blerë pajisje shkollor e duan rikthimin në shkolla.

Shitësja: “Ne si librari jemi të përgatitur sa i takon të gjitha pajisjeve që duhen për në shkollë. Qoftë për lektura, libra, fletore, pajisje shkollore, çanta dhe të tjera. shpresoj se kjo dëshirë e fëmijëve do të plotësohet?
TV21: Do të thotë fëmijët presin të kthehen në shkollë?
Shitësja: “Po, sigurisht. Edhe ata që janë të vegjël, por edhe ata që janë në shkolla të mesme. vajza ime është viti i parë dhe dëshiron të shkojë në shkollë që t’i njohë shokët. Kjo është për ata më e rëndësishme për shkak të socializimit”.

Dilemat se a duhet ose jo fëmijët të përgatiten për në shkollë, vjen sepse autoritetet arsimore kanë paralajmëruar prolongimin e tij për më 15 shtator, ndërkaq Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar që në shkolla të rikthehen nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, ndërkaq të tjerët të ndjekin mësim në distancë.