Interesimi për pjesëmarrje në lojën e re për argëtim dhe fitore po rritet, këtë herë në
formë bonus loje për pjesëmarrësit në lojërat e fatit Loto 7 dhe Xhoker të cilat numërat e
tyre të fatit i paguajnë përmes ueb-faqes www.loto.mk .
Më datë 23 tetor, Lotaria Shtetërore nisi me një lojë bonus „Rrotullo rotën Online“,dhe
mundësia për të marrë pjesë zgjat deri më 12 mars. Gjatë kësaj periudhe, çdo javë, në
emisionin loto, zgjidhet një nga pjesëmarrësit online i cili do të ftohet të jetë i ftuar
special në studion televizive të Loto 7. I ftuari, drejtëpërdrejtë, e rrotullon rrotën e fatit
me mundësi të fitojë para të gatshme me vlerë prej 50.000, 100.000 ose 150.000 denarë.
Sipas rregullave të lojës bonus, mysafiri nuk mund të shkojë në shtëpi pa fitore ose me
fitore më të vogël se 50.000 denarë.
Lotaria Shtetërore ka kënaqësinë të prezantojë pesë lojtarët e parë online nga i gjithë
vendi, të cilët u zgjodhën në mënyrë elektronike dhe fituan mundësi ekskluzive të jenë të
ftuar special në Studion televizive të Loto 7 për ti „matur“ forcat me rrotën e fatit.
Akullin e ka thyer Zoran Todosov nga Shtipi, i cili është kthyer në shtëpi me 150.000
denarë bonus në llogarinë e tij të transaksionit vetëm pse i ka paguar numrat e fatit
online, përmes ueb-faqes www.loto.mk.
Gjorgji Bozhinovski nga Cresheva është lojtar i Loto-s, i cili në studion televizive ndau me
publikun se sa e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt është procedura e pagesës së Loto 7
online gjatë pandemisë. Krahas fitoreve më të vogla të mëparshme, ai fitoi 150.000
denarë bonus nga rrota e fatit.
Patëm rastin të takojmë edhe Borçe Cenov nga Kavadari i cili na tha se numrat e fatit i
paguan online prej gati 2 vitesh dhe Loto ka vite që luan në gjurmët e babait të tij. Borce
u largua nga studioja televizive e Kanal 5 më i pasur për 100 mijë denarë.
Në tërheqjen 92, fati i buzëqeshi Zoran Nikoskit nga Kërçova, i cili e fitoi fitoren më të
madhe nga “rrota online” – 150.000 denarë. Fituesi me fat këshilloi të gjithë lojtarët e
Loto 7 që të paguajnë numrat e Loto-s online, të jenë këmbëngulës dhe të mos e humbin
besimin te fati sepse nuk dihet se kur do të na befasojë.
Filip Nanevski nga Kumanova është pjesëmarrësi i pestë i tërhequr në lojën bonus Luaj
ONLINE dhe rrotullo për bonus i cili fitoi 50.000 denarë. Në frymën e festave të ardhshme të fundvitit, Filipi do të dhurojë fitoren e realizuar në një aksion humanitar për
të dhuruar paketa të Vitit të Ri për të gjithë fëmijët e kategorive të pambrojtura.
Ftojmë të gjithë ata që luajnë dhe paguajnë për Loto 7 dhe Xhoker, dhe ata që ende nuk
janë regjistruar të marrin pjesë përmes faqes www.loto.mk, që ta shfrytëzojnë këtë
mundësi me të cilën përfitojnë lehtësinë e lojës dhe pagesës nga shtëpia apo nga kudo
tjetër, dhe kuptohet sigurinë në kohë të koronavirusit dhe viruseve të tjera dhe ftohjeve.
Lotaria shtetërore fton të gjithë ata që nuk e kanë menduar kurrë të marrin pjesë në
lojërat Loto 7 dhe Xhoker, të hapin ueb-faqen e tyre dhe të hapin mundësitë për gëzim
dhe befasi, me vetëm 20 denarë për kombinim dhe vetëm 5 minuta kohë të ndarë për të.
Lojërat tona të fatit ndryshojnë jetën, jo vetëm për fituesit, por edhe për të gjithë ata që
janë përdoruesit përfundimtarë të qëllimeve të përgjegjshme shoqërore në të cilat
investojnë me çdo pagesë të re.