Inter kontakton Evertonin, afër transferimi i Digne

Skuadra ‘Zikaltër’ është duke kërkuar një mbrojtës për krahun e majtë dhe Lucas Digne është në mesin e emrave të preferuar.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton sot se Inter kanë kontaktuar anglezët për shërbimet e francezit, i cili nuk duket pjesë e planeve të Rafael Benitez, transmeton lajmi.net.

Agjenti i lojtarit ka qenë duke punuar për të gjetur një klub për Digne, dhe kanë parë mundësinë për një marrëveshje huazimi tek Inter.

Intervenimi në krahun e majtë të mbrojtjes tek Inter shihet si çështje me shumë rëndësi dhe marrëveshja me Digne shihet si më e mundshmja.