Intensifikohen bombardimet në Kharkiv, tetë viktima

Autoritetet lokale të qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkivit, kanë bërë të ditur se tetë civilë duke përfshirë edhe një fëmijë janë vrarë si pasojë e bombardimeve që ishin intensifikuar të hënën.

Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleh Synyehubov, ka theksuar se në mesin e objekteve të goditura ishte edhe një ndërtesë 16-katëshe.

Synyehubov deklaroi gjithashtu se trupat ruse po përdornin mina me veprim të vonuar, ekipet e shpëtimit gjetën dhe çaktivizuan të paktën 80 pajisje të tilla gjatë të hënës, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.