Inteligjenca britanike zbulon arsyen e shpërndarjes së autokolonës ruse afër Kievit

Inteligjenca britanike ka përditësuar raportin e saj të datës 12 mars për situatën në Ukrainë, ku raportohet se forcat ruse tash janë 25 km afër Kievit.

Tutje thuhet se kolona e gjatë ushtarake ruse është shpërndarë dhe kjo për arsye të përpjekjeve për ta rrethuar kryeqytetin Kiev.

Ndërkaq në qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbesin të rrethuara dhe vazhdohen të granatohen nga ushtria ruse.

Pamjet satelitore të marra nga një firmë amerikane e autokolonës së gjatë ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës tregojnë se ajo është “shpërndarë dhe ripozicionuar ”.

Kolona e gjatë rreth 60 kilometra që përfshinë tanke, sisteme raketore e artileri u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veri-perëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të re drejt Kievit.