Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski së bashku me krerët e Koalicionit ASH-AAA, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, morën pjesë në konferëncën e përbashkët me përfaqësues të Partisë demokratike të Shqipërisë dhe me LDK-në. Paneli në hotel Hilton në Shku mp u organizua nga organizata Konrad Adenauer Stiftung. Kjo organizatë është e afërt me partinë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel.
Tema e diskutimit ishte “Partitë Popullore Konzervative – Ndërtimi i urave drejt së ardhmes së përbashkët në BE”.
Me një tavolinë për herë të parë i ulën partitë popullore të rajonit, por risia është se për herë të parë ka mundësi për bashkëpunim mes opozitës shqiptare dhe maqedonase, gjegjësit mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ASH-AAA.
		





