Inspektorati konfiskoi rrjeta të paligjshme dhe peshq në Liqenin e Ohrit

Inspektorati për Bujqësi, në bashkëpunim me Policinë e Liqenit të Ohrit, ka konfiskuar 9 rrjeta peshkimi të paligjshme 46.6 kg peshk të llojit belvica (belushka) dhe klen, përcjell TV21. Nga Inspektorati thonë se do të vazhdojnë kontrollet gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit të belvicës dhe troftës, nga 1 dhjetori deri më 28 shkurt, për të mbrojtur fondin autokton të Liqenit të Ohrit.

“Inspektorati i Shtetit për Bujqësi, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” (Policia e Liqenit), ka zhvilluar mbikëqyrje të përforcuar të përbashkët me qëllim mbrojtjen e fondit të peshkut gjatë periudhës së mbarështimit natyror. Gjatë kontrolleve në zonën nga ish Spitali i Fëmijëve deri te hoteli “Metropol”, inspektorët zbuluan dhe konfiskuan gjithsej nëntë (9) rrjeta peshkimi të vendosura në mënyrë të paligjshme. Nga rrjetat u nxorën 343 njësi të belvicës së Ohrit dhe 36 njësi të klenit, me një peshë totale prej 46.6 kilogramësh. Rrjetat dhe peshku i konfiskuar, sipas procedurave ligjore, do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar. Potencojmë se periudha e ndalimit të peshkimit të belvicës dhe troftës së Ohrit zgjat nga 1 dhjetori deri më 28 shkurt, prandaj kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të pandryshuar. Institucionet do të vazhdojnë të ndërmarrin masa të koordinuara për mbrojtjen dhe rivendosjen e fondit autokton të peshkut në Liqenin e Ohrit”, thonë nga Inspektorati për Bujqësi.