Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar në Kaanada te skuadra Toronto FC.
Përkundër se është një nga futbollistët më të paguar në MLS, Insigne nuk ka arritur të lë gjurmë me skuadrën e tij të re në elitën e futbollit amerikan.
Toronto ka përfunduar në pozitën e fundit në Konferencën e Lindjes dhe Insigne po e mendon largimin së paku si huazim.
Kontrata e tij me Toronton skadon në verën e vitit 2026 dhe ai do ta respektoj atë, po dëshiron që të rikthehet në Serie A gjatë pauzës së kampionatit amerikan.

Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Lazio janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e tij.
32-vjeçari po pret me padurim rikthimin në elitën e futbollit italian dhe i ka bërë të qartë agjentëve të tij që të vazhdojnë negociatat.
		



