Infektohet nga koronavirusi një shtetas i Malit të Zi

Ministria thotë se presin që shtetasi malazez të bartet nga anija në një spital në Japoni.
“Shtetasi malazez që ndodhet në anijen ‘Diamond Princess’ në portin japonez Jokahoma ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit”, thuhet në kumtesë.

Më tej ministria thotë se gjatë bisedës telefonike ka thënë se ndjehet mirë.