Infektohen me COVID-19 dy fëmijë dhe një personel mjekësor në Shqipëri

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, një prej tyre është personel mjekësor dhe dy janë fëmijë.

Në total numri i personave me COVID-19 ka shkuar 467, nga të cilët 232 janë shëruar.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar.

7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. /OraNews