Infantino përballet me ankesë etike për çmimin e paqes dhënë Trump-it

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përballur me një ankesë zyrtare nga organizata për të drejtat e njeriut FairSquare, pas vendimit për t’i dhënë Donald Trump-it  “Çmimin e Paqes” gjatë hedhjes së shortit të Kupës së Botës 2026 në Washington.

FairSquare e cilëson çmimin si shkelje të qartë të neutralitetit politik të FIFA-s, duke thënë se veprimi i Infantinos përbën abuzim të mundshëm të pushtetit.

Organizata theksoi se dhënia e një çmimi të tillë një lideri aktiv politik bie ndesh me rregullat e FIFA-s.

Edhe Human Rights Watch kritikoi vendimin, duke përmendur historikun e diskutueshëm të administratës Trump në fushën e të drejtave të njeriut.

Ende nuk dihet nëse Komiteti i Etikës së FIFA-s do të hapë hetim, ndërsa vetë Infantino nuk ka reaguar.