India raporton shifrën më të lartë me Covid-19 brenda 24 orëve

India ka raportuar 7,964 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje.

Një e treta e rasteve të reja janë shfaqur në Maharashtra, një nga shtetet më të pasura të vendit.

Qeveria e Indisë ka lehtësuar masat e kufizimit edhe përkundër numrit të madh të rasteve për shkak se ekonomia e vendit ishte goditur rëndë atje pas dy muajsh bllokim.

Deri tani atje kanë vdekur 4,980, ndërsa numri i të prekurve me Covd-19 ka shkuar në 173,763, shkruan BBC.