Në Indi brenda 24 orëve janë regjistruar rreth 13.584 raste të reja me koronavirus ndërsa 336 raste kanë përfunduar me fatalitet. Këto statistika shënojnë rritjen më të madhe ditore të rasteve me koronavirusin e ri, Covid-19.
Shteti perëndimor Maharashtra, i cili përfshin kryeqytetin financiar indian Mumbai, mbetet vendi më i prekur nga Covid-19, ku numri i vdekjeve është rritur në 3.830 dhe i rasteve të konfirmuara në 53.915, prej të cilëve 53.915 janë raste aktive.
India me një popullsi me rreth 1.3 miliardë banorëve, deri më tani ka 380.532 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 12.573 vdekje.